ORGANIZATA E PAVARUR PËR EDUKIMIN SPORTIV NË KOSOVË

Misioni

Misioni i Organizatës së Pavarur për Edukimin Sportiv në Kosovë (OESK) është që të ofrojë një mundësi të mirë për të gjitha federatat, klubet dhe sportistët kosovarë që të kenë një platformë të garantuar të edukimit sportiv në të gjitha klubet dhe regjionet pavarësisht nacionalitetit apo bazës fetare e kulturore.

Qëllimi

OESK ka për detyrë, në bazë të këtijë statuti, planifikimin, menaxhimin, bashkë organizimin dhe zhvillimin e edukimit e trajnimit, si dhe aktiviteteve sportive në Kosovë. OESK do të merret me edukimet sportive bazike: lidershipi, organizimi dhe menaxhimi i klubeve, puna me grupmosha të reja, demokratizimi në sport, ambienti ekologjik dhe sporti, lëngjet dhe ushqimi, ushtrimet fizike të fuqisë mentale, fair play, sporti kundër racizmit dhe diskriminimi etj.

 

Copyright © 2012 by OESK - Organizata e Pavarur për Edukimin Sportiv në Kosovë.